Loredana Zefi është padyshim një ndër reperet më të pëlqyera të estradës shqiptare por jo vetëm. Reperja nga Kosova, e cila gëzon famë ndërkombëtare, është përfolur gjithmonë dhe sa i përket jetës private, kryesisht për marrëdhënien me babain e vajzës së saj, Mozzik.
Së fundmi, reperja ka publikuar një foto në InstaStory ku shihet duke pirë duhan ku i jep një ‘urdhër’ vetes së saj. “Ndalo së piri duhan Lori”, shkruan artistja, kërkesë të cilën mesa duket nuk mund ta zbatojë. Kujtojmë që Loredana është komentuar dhe për raportin me Noizyn.
Gjithçka nisi pasi ata sollën një duet të suksesshëm bashkë. Pas kësaj, nisën dhe problemet mes Noizy-t dhe Mozzik, të cilët kanë gjithashtu një duet. Ata fshinë këngën nga Youtube dhe shkak i prishjes së miqësisë së tyre u përfol se ishte Loredana.
Megjithatë, ka qenë vetë Noizy, i cili i hodhi poshtë këto spekulime duke thënë se krisja e raportit me Mozzik ka të bëjë për çështje biznesi.
/abcnews.al