FOTO/ “Lidhet” qielli me detin në Malin e Robit, rrufetë krijojnë pamje sa të frikshme aq edhe të bukura

schedule12:32 - 6 Gusht, 2023

schedule 12:32 - 6 Gusht, 2023

Prej ditës së djeshme moti në vendin mori një kthesë të menjëhershme. Nga temperaturat përvëluese, në reshje shiu me stuhi dhe ulje drastike të termometrit.

Moti i freskët dhe me reshje shiu vazhdon edhe sot, ndërsa pritet që nesër të rikthehet moti me diell dhe temperaturat e larta.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shkarkesat elektrike kanë krijuar një pamje fantastike në plazhin e Malit të Robit.

Këto pamje sa të bukura aq edhe të frikshme, dëshmohen nga fotot të cilat janë shkrepur nga “LSA”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!