FOTO/ Letër mahnitëse për Messin nga djali i tij para finales, vetëm 10 vjeç dhe prek zemrat e të gjithëve

schedule15:18 - 17 Dhjetor, 2022

schedule 15:18 - 17 Dhjetor, 2022

Vetëm një ditë para finales së madhe të Kupës së Botës e cila do të luhet nesër, ditën e dielën në orën 16:00, djali i madh i Lionel Messit ka shkruar një letër emocionuese për babain e tij dhe të gjithë skuadrën e Argjentinës.

Në letrën publike të bërë nga bashkëshortja e Messit, Antonella, postuar në Instagram, 10-vjeçari Thiago Messi ka shkruar tekstin e këngës me të cilën argjentinasit festojnë të gjitha fitoret e mëdha që i sollën në finalen e Kupës së Botës në Katar.

“Kam lindur në Argjentinë, në vendin e Diego dhe Lionel, fëmijë nga Malvinas që nuk do t’i harroj kurrë. Nuk mund t’jua shpjegoj se nuk do t’i kuptonit finalet që humbëm, sa shumë qava për to. Por kjo përfundoi në Maracana, babai fitoi finalen me Brazucas. Djema, tani jemi përsëri të emocionuar, dua të fitoj të tretë, dua të jem kampion bote. Dhe ne mund të shohim Diegon, në parajsë duke inkurajuar Lionelin.”

Vihet re se ky është eventi i parë madhor ku marrin pjesë fëmijët e Lionel Messit, 10-vjeçari Thiago, 7-vjeçari Mateo dhe 4-vjeçari Ciro./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!