Një sasi lënde eksplozive është vendosur në fshatin Larushk të Fushë Krujës.
Gazetarja Bleona Sari raporton për ABC News se lënda plasëse është hedhur në makinën e kryetarit të njësisë administrative të Fushë Krujës, Ilir Loci.
Ngjarja ka ndodhur në parkimin e lokalit në pronësi të shtetasit Albert Meta. Gjatë shpërthimit është dëmtuar edhe automjeti i një shtetasi tjetër, Ervin Kadiu.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të kryer hetimin e plotë mbi rastin. / abcnews.al /


