Ledri Vula është një ndër reperët më të pëlqyer shqiptar. Ai merr gjithmonë vëmendjen jo vetëm me projektet muzikore por dhe me jetën personale, raporti me Sara Hoxhën dhe sigurisht nga fakti që është bërë baba. Kohët e fundit, reperi ka vendosur që të ndryshojë pak stilin e flokëve.
Ai ka hequr dorë nga flokët e shkurtra duke vendosur që t’i rrisë pak. Mirëpo, kjo nuk është pritur mirë nga partnerja e tij, e cila ia ka vënë shpeshherë në dukje këtë detaj dhe në rrjete sociale. Dje, ajo postoi një foto me të ndërsa ka pasur dhe një kërkesë për ndjekësit.
View this post on Instagram
“Nëse keni diçka për të thënë për flokët e Ledrit ky është momenti”, ka shkruar Sara me shpresën se do të marrë sa më shumë komentet që do ta bindin Ledrin të heq dorë nga ky fiksim. /abcnews.al