Një kordon i forcave të policisë është vendosur në Parlamentin e Shqipërisë. Siç shihet edhe nga foto, efektivët janë vendosur në ambientet e jashtme.
Ndërkohë në nisje, protesta e thirrur nga Partia Demokratike është shoqëruar me tensione e kaos.
Fillimisht drejt Kryeministrisë është hedhur molotov dhe se gjithashtu ka pasur përleshje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Për të garantuar rendin dhe sigurinë në protestën kombëtare të thirrur nga opozita, Policia e Shtetit ka ndërrmarë një plan masash duke bllokuar disa nga segmentet rrugore që lidhen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.