Policia Rrugore i ka hequr për 24 muaj patentën 39-vjeçarit Ajas Sulejmani, i cili përplasi dje me makinën e tij luksoze familjen Konomi në rrugën e “Kavajës” në Tiranë duke i shkatuar prindërve dëmtime të shumta.
Lexoni KËTU gjithçka mbi aksidentin e djeshëm
Sulejmani akuzohet për tre vepra penale, si : Shkaktim aksidenti me pasoja të rënda; drejtim i makinës nën efektin e lëndëve narkotike dhe largim nga vendi i aksidentit.
Abcnews.al ka siguruar gjobën që policia i ka vënë Sulejmanit, në të cilën ai shprehet “Nuk jam dakord”. Pas aksidentit, policia shpjegoi edhe rrethanat e tij duke shtuar se Sulejmani mori me vete vajzën që kishte në makinë dhe u largua nga vendi i ngjarjes,
Informacioni i policisë:
Informacion sqarues ne lidhje me aksidentin rrugor ne rrugen e Kavajes, ku automjeti me targe te huaj RP 1163, i drejtuar nga shtetasi me iniciale A. S, vjeç 38, ka aksidentuar ne vendkalimin e tyre kembesoret me iniciale V. K, vjeç 42, A. K, vjeç 48 dhe e mitura me iniciale I. K, 3 muajshe.
Pasi ka ndodhur aksidenti rrugor, drejtuesi i aitomjetit ne kushtet e tronditjes ka marre vajzen e tije te mitur e cila gjendej ne automjet ne momentin e aksidentit rrugor dhe eshte larguar nga vendi i ngjarjes per tu arrestuar me pas nga efektivet e Komisariatit Rajonal te Policise Rrugore Tirane ne ambientet e nje spitali privat ne kryeqytet.
I arrestuari si i dyshuar per aksidentin rrugor, eshte testuar me alkoolmates dhe ka rezultuar 0.00 mg/l (negativ) si dhe me drogtestues ku ka rezultuar POZITIV (nen efektin e lendeve narkotike Canabis).
Drejtuesi i automjetit eshte i pajisur me leje drejtimi kategoria “B” me vjetersi 6 vite dhe ne historikun e tije gjate kesaj periudhe eshte ndeshkuar 8 here nga efektivet e policise rrugore, per shkelje te semaforit, mos perdorimin e rripit te sigurise, xhama te erresuar dhe shkelje te tjera te rregullave te qarkullimit rrugor, gjithashtu drejtuesi i ketij automjeti eshte ndeshkuar disa here per parkim ne shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor si dhe eshte shoqeruar ne Komisariatin Rajonal te Policise Rrugore Tirane ne mesin e muajit prill me qellim verifikimin nga strukturat e trafiqeve te paligjshme ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane dhe pasi eshte konfirmuar se automjeti ishte i rregullt dhe pa probleme, eshte proceduar per shkeljen e konstatuar.
Ne perfundim te veprimeve te para hetimore dhe proceduriale, drejtuesi i automjetit me targe RP 1163, eshte arrestuar si i dyshuar per veprat penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtim mjeti ne menyre te parregullt”, parashikuar nga nenet 290, 273 dhe 291 te Kodit Penal te Republikes se Shqiperise si dhe ndaj tije eshte vendosur masa administrative me vlere 105000 lek te rinj, pezullimi i lejes se drejtimit per nje periudhe 24 muaj si dhe i jane zbritur 15 pike nga leja e drejtimit, per shkeljet e dispozitave e prashikuara ne Kodin Rrugor te Republikes se Shqiperise, i ndryshuar.
Duke konsideruar rrezikun qe te gjithe ne si perdorues rruge ne nje forme ose nje tjeter jemi te ekspozuar çdo dite ndaj aksidenteve rrugore, strukturat e parandalimit dhe sigurise ne Komisariatin Rajonalt te Policise Rrugore Tirane, kane vleresuar me seriozitet dhe profesionalizem maksimal detyrimet per parandalimin dhe verifikimin e shkeljeve te rregullave te qarkullimit rrugor, vecanerisht atyte qe jane dhe shkak per aksidente dhe rritje te pasojave qe shkaktohen prej tyre. Dhe vetem gjate 4 mujorit te lare te vitit 2022, efektivet ne funksion fe kontrolleve parandaluese kane bere te mundur :
• Rritjen e nivelit parandalues ne raport me sigurine ne rruge, ku jane verifikuar 6 viktima me pak se e njejta periudhe e vitit te kaluar ose 53% jete te shpetuara me shum si dhe uljen e numrit te aksidenteve rrugore me 7.2 %, krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar.
• Niveli parandalues edhe pse numri i mjeteve dhe i kembesoreve vjen duke u rritur cdo vit, eshte permirsuar fale edhe kontrolleve te orientuara ndaj shkeljeve qe jane burim per aksidente rrugore, ku nder te tjera do permendim disa qe kane ndikim te drejtperdrejte ne sigurine e rruges, ku nga 88523 masa, po permendim disa prej tyre siç jane :
• 2913 leje drejtimi te pezulluara per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit, shpejtesi mbi normat e lejuara, shkelje te sinjalizimit rrugor dhe pedorim celulari me perseritje tre here brenda te njejtit vit.
• 1971 masa administrative per mos dhenie perparesie ndaj kembesoreve ne vendkalimin e tyre.
• 13151 masa per perorim te aparatit celular gjate drejtimit te mjetit.
• 7714 masa administrative per mos perdorim te rripave te sigurise dhe sistemeve te fiksimit per femijet.
• 17398 masa per mos respektim te sinjalizimit rrugor.
• 2246 masa administrative per xhama te erresuar te pacertifikuar ose me erresim mbi normen e lejuar nga udhezimi perkates.
• Jane kapur ne kushtet e flagrances 70 drejtues mjetesh per vepren penale te “Korrupsionit aktiv ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal, te cilet pasi jan konstatuar ne shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor, me qellim shmangien e sanksioneve ligjore kane ofruar vlera te ndryshme monetare punonjesve te policise rrugore.
• Si dhe jane arrestuar ne kushtet e flagrances 12 drejtues mjetesh pasi jane verifikuar duke drejtuar mjetet nen efektin e lendeve te ndryshme droguese. /abcnews.al