FOTO LAJM/ Shosh nga plumbat, si u katandis makina pas atentatit në Fushë Krujë. Viktima telefonoi familjarët para se të vritej

schedule16:55 - 20 Korrik, 2022

schedule 16:55 - 20 Korrik, 2022

Policia kreu një mori kontrollesh në zonën e Niklës, Laçit dhe Mirditës fill pas atentatit me tre të vdekur në mbikalimin e Fushë Krujës mesditën e së dielës, me dyshimin se në të mund të ishin përfshirë personazhe nga kjo zonë, në konflikt me grupin që i përkisnin tre viktimat.

Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata nuk patën asnjë mundësi t’i shpëtonin dhjetra plumbave që u derdhën nga dy kallashnikovë dhe një “M5” në drejtim të tyre, në një vend ku nuk kishin ku edhe të lëviznin, pasi autorët i kishin bërë mirë “detyrat e shtëpisë”.

Lexo edhe: Policia kërkon dëshminë e tij mbi masakrën e Fushë Krujës, flet Ramazan Rraja: Jam jashtë Shqipërisë

Siç raportoi më herët abcneës.al, referuar dëshmive të marra nga policia në vendin e ngjarjes, ka dyshime të forta se grupi që ekzekutoi tre të rinjtë të ketë njohuri të avancuara në përdorimin e armëve të zjarrit. Kjo konfirmohet edhe nga fakti se ata vepruans humë të sinkronizuar me njeri-tjetrin duke e “mbyllur punën” në vetëm pak sekonda.

Egërsia e sulmit ndaj tre të rinjve shihet edhe nga fotoja e siguruar ekskluzivisht nga abcneës.al, shkrepur vetëm pak sekonda pas sulmit. Në foto duket makina e përfshirë nga flakët, Diklen Vata i shtrirë pa jetë në anën e djathtë të makinës, ndërkohë që pjesa e përparme e saj ka një numër të madh vrimash të shkaktuar nga plumbat.

Prita

Autorët i bën pritë tre të rinjve që lëviznin me makinën tip “Voksëagen Passat” në drejtimin Tiranë-Mamurras. Policia dyshon se të rinjtë u ndoqën nga një makinë tjetër, e cila u dha autorëve kordinatat e sakta të viktimave. Fill pasi hipën në mbikalimin e Fushë Krujës, në drejtim të tyre vjen makina e autorëve, e cila u del përballë dhe në sekond dalin prej saj tre persona me armë në dorë duke derdhur dhjetra plumba.

Abcnews.al raporti dje se pas këqyrjes së kamerave të sigurisë në zonë, policia e ka të qartë tashmë itinerarin e tre të rinjve gjatë ditës së dielë, që nga mëngjesi deri në momentin kur u ekzekutuan me dhjetra plumba në mbikalimin e Fushë Krujës.

Madje, pas marrjes së dëshmisë se familjarëvë, policia ka mësuar se të rinjtë e kanë kuptuar se po ndiqeshin nga persona të panjohur. Kjo vërtetohet dhe nga telefonata që Diklen Vata ka bërë me nënën dhe motrën e tij ku u ka thënë “po na ndjekin”.

Itinerari

Gjatë paradites ata kanë qenë në një lokal në Rinas, ndërsa në mesditë ishin në një restorant të njohur afër mbikalimit të Fushë-Krujës. Aty kanë parkuar makinën “Volkswagen Passat” dhe një shoku i tyre me makinë dërgoi deri në Kamzë te një servis ku kishin lënë një tjetër makinë për riparim.

Lexo edhe: Artan Hoxha zbërthen Trekëndëshin e Bermudës që po “ha” të rinjtë në Shqipëri

Duke qenë se makina nuk ishte gati ata janë kthyer po me mjetin e mikut të tyre, deri tek restoranti ku kishin “Passatin”. Disa minuta më pas dolën prej aty dhe morën drejtimin për tek mbikalimi i Fushë-Krujës. Në këtë të fundit ata u ndeshën me breshërinë e plumbave.

Ekzekutimi

Policia e ka të qartë tashmë se skuadra që ekzekutoi tre të rinjtë ishte e përbërë nga persona me njohuri të avancuara të përdorimit të armëve dhe organizimit në grup. Nga dëshmitë e personave që u gjenden rastësisht në vendin ku ndodhi atentati është mësuar se nga makina dolën tre persona, në mënyrë shumë të rinkronizuar dhe derdhen me breshëri dhjetëra pluba në drejtim të makinës së viktimave, raporton abcnews.al.

Lexo edhe: Shfaqet makina misterioze, policia rikthehet në vendin e atentatit: Detajet tronditëse, si i ekzekutoi komandoja tre të rinjtë

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes policia ka konstatuar se vetëm një plumb ishte jashtë objektivit të tij duke bërë rikoshetë në mbrojtësen anësore te rrugës, kurse të gjithë të tjerët ishin në drejtim të makinës. Krahas sinkronizimit, edhe ky fakt është një tregues tjetër që konfirmon se kemi të bëjmë me një skuadër vrasësish profesionistë sipas policisë.

Lexo edhe: “Ku je zemër, të vijë të të marr?”, dalin SMS-të e Serena Sulës me Brilant Martinajn: I riu u ekzekutua në Fushë Krujë

Pasi qëlluan në drejtim të makinë duke lënë të vdekur në vend Brilant Martinajn dhe Besmi Hoxhën, autorët panë se nga dera e pasme e pasagjerit doli Diklen Vata. Ata u kthyen në vendin ku kishin qëlluar pak sekonda më parë duke e ekzekutuar edhe Vatën me një plumb nga afër.

Mjetet

Pak minuta pas atentatit në Fushë Krujë, policia gjeti një automjet të djegur në fshatin Larushkë. Dyshohet se ai ishte mjeti që përdorën autorët në momentin e atentatit dhe më pas u larguan me një tjetër makinë, e cila më parë kishte ndjekur viktimat nga Rinasi deri në Fushë Krujë. Po ashtu, gjatë orëve të para të ditës së djeshme është gjetur një tjetër makinë e djegur, kësaj radhe në fshatin Ahmetaq, e cila po ashtu dyshohet se është përdorur nga autorët, raporton abcnews.al. 

Lexo edhe: “Është tentuar një më i madh se Brilant Martinaj”, Artan Hoxha: Autorët dinin çdo lëvizje

Fakt është se makinat e përfshira në atentat si edhe ajo e viktimave janë të së njëjtës markë dhe tip “Volksëagen Passat”. Nuk dihet nëse kjo është rastësi apo ka ndonjë lidhje me ngjarjen.

Të dyshuarit, jashtë

Policia ka kryer një mori kontrollesh në zonën e Niklës, Laçit dhe Mirditës pas atentatit, por kanë zbuluar se personat e dyshuar se mund të kishin marrë pjesë në këtë atentat ishin larguar në mënyrë të rregullt disa ditë më parë jashtë shtetit.

Lufta mes organizatave kriminale

Policia po heton në disa drejtime në lidhje me atentatin në fjalë, por pista kryesore është ajo e luftës me organizatave kriminale që operojnë mes Durrësit-Tiranës dhe Laçit. Gazetari Artan Hoxha tha dje në Abc Live se gjithçka ishte riorganizuar në botën e krimit në aksin Tiranë-Laç-Lezhë pas masakrës së Bllokut në 4 tetor 2018. Bëhet fjalë për dy organizata të fuqishme kriminale që janë në luftë me njëra-tjetrën, sipas tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!