Sot kombëtarja shqiptare nisin misionin e saj drejt “Euro 2024”, me një humbje të pamerituar në transfertë përballë Polonisë së Lewandowskit.
“Kuqezinjtë” zhvilluan në ndeshje të mirë nën drejtimin e teknikut të ri, Sylvinho, i cili kishte ndeshjen debutuese të tij.
Por përpos asaj që u pa në fushë, banderola shumë interesante kanë qenë të varura në shkallët e stadiumit të “Varshavës” nga tifozët “kuqezi”, ku jo të gjitha ishin për kombëtaren, por kishte edhe për politikën dhe zgjedhjet e “14 Majit”.
Një prej tyre ishtë për kandidatin e Partisë Socialiste për bashkinë Libohovë, Leonard Hide, ku shkruhej “Libohova voton Leon Hiden”, një veprim ky që nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga qindra tifozët shqiptarë që ishin në stadium për të parë ndeshjen. r.t/abcnews.al