Partizani rikthehet në ditë të mira dhe pas fitores së djeshme me shifrat 4-1 ndaj Kukësit në “Elbasan Arena”, te të kuqtë ka ardhur një tjetër lajm i mirë para ndeshjes së rëndësishme me Laçin ditën e mërkurë.
Trajneri Ilir Daja është rikthyer në skuadër dhe ka drejtuar stërvitjen e sotme. Lajmin e bën të ditur vetë klubi i Partizanit, që ka postuar pamje nga stërvitja e sotme.
Daja mungonte që nga data 19 dhjetor në stolin e Partizanit, pas dyshimeve se ishte i infektuar dhe për këtë shkak ai qëndroi larg skuadrës si masë sigurie. Dyshimet kanë marrë fund dhe tashmë arkitekti i Partizanit është kthyer në detyrë. /abcnews.al