FOTO LAJM/ “Arnavutluk’tan…”, Elbasani bëhet kryelajm në mediat turke: Tani nuk e ndal dot asgjë ekstradimin e tij

schedule15:40 - 17 Nëntor, 2022

schedule 15:40 - 17 Nëntor, 2022

Vendimi i gjykatës së Elbasanit për ekstradimin e kreut të kompanisë së kriptomonedhave THODEX, Faruk Fatih Ozer ka bërë bujë në mediat turke duke qendruar për minuta të tëra si kryelajm atje.

“Ensonhaber” raporton se vendimi i dhënë nga gjykata shqiptare ishte ai që prisnin me padurim mijëra persona që panë se si avulluan paratë e tyre përmes skemës së mashtrimit “THODEX”. Ëebsite turk raporton se Faruk Fatih Ozer ka grabitur rreth 2 miliard dollar në total dhe numri i të mashtruarve arrijnë në dhjetarë mijëra.

Si lajm të parë e kanë mbajtur edhe gazetat e njohura turke si “Hurriyet” dhe “Milliyet”, ku kjo e fundit shkruan: “Mashtrimi me Thodex, vjen vendimi nga Shqipëria”, ndërsa më tej vijon: Ai kap në gusht në Shqipëri duke bërë një jetë luksi dhe më pas kaloi përmes procedurave të përshpejtuara gjyqësore me qëllim ekstradimin në Turqi.

“HaberTurk” ndërkohë thekson se tashmë nuk ka asgjë që mund të ndalojë ekstradimin e tij në drejtim të Turqisë.

Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia me 2 miliard dollarë, të cilat i kishte fituar duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”. Ai kishte mashtruar rreth 360 mijë përdorues të kompanisë së tij, ‘Thodex’.

Lexoni KËTU gjithçka mbi mashtrimin e THODEX

Faruk Ozer rezultoi të ishte futur në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Rinasit më 20 prill të vitit të shkuar, ndërkohë që dolën dhe pamje filmike nga momenti kur ai u akomodua në një prej hoteleve të kryeqytetit, nga një shtetas shqiptar, i cili ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të veprës penale që kishte kryer biznesmeni turk.

Prokuroria turke ka mbyllur  ne prill të këtij viti dosjen hetimore në ngarkim të bosit të kompanisë së kriptomonedhave “Thodex” Faruk Fatih Ozer duke e çuar atë në gjykatë.

Ndaj tij dhe tre bashkëpunëtorëve të tjerë, prokuroria ka kërkuar më shumë se 40 mijë vite burg për secilin. Ozer dhe tre bashkëpunëtorët e tij akuzohen se kanë ngritur një skemë mashtrimi duke futur në të dhjetëra mijëra turq që menduan të investonin në kriptomonedha përmes kësaj platforme. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!