FOTO LAJM/ 10 kështjella “përrallore” që janë reale

schedule23:04 - 3 Shtator, 2022

schedule 23:04 - 3 Shtator, 2022

Ekziston diçka në lidhje me kështjellat mesjetare që me të vërtetë intrigon shumë njerëz.

Mund të jetë rritja me të gjithë ata filma të Disney-t me përralla dhe princesha, ose me shumë filma të Hollivudit me vepra heroike nga mbretër dhe kalorës që na tërheqin drejt tyre.

Ironia është se këto kështjella përrallash në fakt ishin frymëzuar nga kështjella të vërteta.

Abcnews.al ju sjell më poshtë listën e disa prej kështjellave më të bukura në botë.

Kalaja Neuschwanstein-Gjermani

Kjo është një kështjellë gjermane e ndërtuar në shekullin e 19-të nga Ludwig II i Bavarisë.

Chateau de Chambord-Francë


Château de Chambord është padyshim një nivel më vete për sa i përket mahnitjes dhe epërsisë arkitekturore.

Kalaja Hohenschwangau-Germamy


Ajo u ndërtua nga Mbreti Maximilian II i Bavarisë dhe ishte shtëpia e fëmijërisë së Mbretit Ludwig II të Bavarisë.

Kalaja Howard-Angli


Ndodhet në veri të Yorkshire, Angli dhe ka qenë rezidenca e familjes për rreth 300 vjet.

Katerina Palace-Rusi


Gjendet pranë qytetit të Shën Petersburg në Rusi. Ndërtimi i saj u porosit nga Katerina e Rusisë si një shtëpi verore në vitin 1717.

Kalaja Tafaria-Kenia

Kjo është ndoshta një nga kështjellat më të reja. Ajo u ndërtua nga një biznesmen ambicioz në Kenia dhe u përfundua në vitin 2012.

Kalaja Kronborg – Danimarkë


Kronsborg është një kështjellë e shekullit të 16-të që ndodhet në Danimarkë. Ajo u ndërtua nga Mbreti Erick VII dhe madje përmendet nga Shekspiri edhe pse me një emër tjetër në Hamlet.

Pallati i Versajës-Francë


Ndoshta një nga kështjellat më të dekoruara, Château de Versailles është një vepër e mrekullueshme arti e ndërtuar në Francë. Kalaja zë një sipërfaqe prej 17 hektarësh tokë. Ekzistenca e saj daton në shekullin e 17-të dhe u ndërtua për mbretër.

Kalaja e Edinburgut


Kjo është një nga kështjellat më historike. Është ndërtuar mbi një shkëmb të madh vullkanik në qytetin e Edinburgut.

Kalaja e Moritzburgut në Gjermani


Schloss Moritzburg ndodhet 13 kilometra afër Saksonisë. Kalaja u ndërtua si një shtëpizë gjuetie për mbretërit dhe anëtarët e lartë të shoqërisë midis viteve 1542 dhe 1546./Abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!