Mikael Qosja u shpall në kërkim një ditë më parë si organizator i vrasjes së trefishtë të ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji më datë 29 dhjetor të vitit 2018 ku u ekzekutuan Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay. Në studion e ABC gazetari Artan Hoxha dha më shumë detaje mbi Qosen.
Hoxha tha se rezulton se Qosja disa vite që nuk ndodhet në Shqipëri dhe dyshimet janë se ai mund të jetë zhvendosur drejt Dubait. Ai u shpreh se Dubai është parë si një bazë e sigurt për ata që qëndrojnë në arrati duke qenë se Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi në këtë vend.
“Eliminimi i tarzanit u shoqëruar edhe me 5 atentate të tjera. Që ishin të gjitha lidhje të kësaj ngjarje. U godit krahu i Endri Alibeajt. U bë atentat në afërsi të Peqinit. Brenda 8 muaj kemi pasur një bilanc me 6 të vrarë dhe pa asnjë reagim. Autorët e këtyre ngjarjeve nuk e digjnin makinën.
Ngjarjet morën një rrjedhë tjetër kur në muajin Mars të vitit të kaluar u vrarë dy persona në Durrës dhe më pas vrasjen e dy vëllezër në Shijak. Të dy grupet ishin pronarë servisesh makinash. U krijua ideja që në serviset e tyre janë zbërthyer makinat. Nga hetimet që ka bërë deri tani prokuroria që një nga personat e vrarë në Durrës ka qenë i përfshirë direkt në skuadrën ekzekutorëve të Endrit Alibeajt, xhaxhait të tij dhe shtetasin turk. Kjo përplasje mes dy grupeve ka marrë deri tani 14 jetë.
I fundit ishte tani në Belgjikë. Në një hark prej dy vitesh kemi 14 të vrarë. Në krahun e Tarzanit, kemi vëllanë e tij në burg sot, Erion Alibeaj. Ngjarje që nisin nga Bradasheshi deri në Bruksel. Grupi që ka ekzekutuar Endrit Alibeajn, duket se me lëvizjen që bërti në fund në Belgjikë ka goditur trurin e grupit tjetër. Këtu përfshihet vrasja e Talo Çelës. Urdhër arresti i publikuar dje është miratuar nga gjykata dhe besoj që tashmë do të jetë në dispozicion të INTERPOL për ta kërkuar Mikael Qosen që është marrë me organizimin e skuadrës që ka bërë vrasjet e 28 Dhjetorit 2018.
Rezulton që ky shtetas ka kohë që nuk gjendet në Shqipëri. Dyshimet janë se ky shtetas jeton në Dubai. Dyshimet të çojnë tek të dhënat që ky shtetas gjendet ose ka jetuar gjatë kësaj kohe në Emiratet e Bashkuara. Do të thotë që këta janë vendosur aty dhe e kanë parë Dubain si bazë të sigurt. Ata kanë vendosur të qëndrojnë në një vend me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi“, tha Artan Hoxha.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e mbrëmjes së datës 29 dhjetor, ku Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe turku Durunay ndodheshin në një automjet duke u kthyer nga një prej restoranteve aty pranë. Ndërkohë që u futën në kryqëzim mjetit iu pre rruga dhe në drejtim të tyre u qëllua disa dhjetëra herë duke i lënë të vdekur në vend./mv.abcnews.al