FOTO/ Ky opsion i Android do të të lejojë të ecësh vetëm më i sigurt natën

schedule04:21 - 3 Qershor, 2020

schedule 04:21 - 3 Qershor, 2020

Ndërsa bota dhe vendi jonë ziejnë nga shqetësimi i përbashkët për rrezikun që më të dobtit vuajnë, Google prezanton një opsion mjaft interesant. Nëse të ka ndodhur të shkosh dikë në këmbë orët e vona me shumë mundësi ka pasur momente ku nuk je ndjerë i sigurt, dyfish më shumë mundësi nëse je një vajzë apo grua.Ndaj Android në përditësimin e fundit sjell një opsion për sigurinë personale.

Me ta ndezur opsionin, duhet të caktosh kohën kur smartphone duhet të kujtohet për ty. Me të ardhur kjo kohë telefoni do të marrë totalisht kontrollin e ekranit tënd dhe do të të japë 3 opsione “jam mirë. Mos shpërnda” “fillo shpërnda” “telefono emergjencën.”

E nëse brenda një minuti nuk klikon asnjërën, smartphoni do të lajmërojë të gjitha kontaktet e tua të emergjencës dhe do të shpërndajë vendndodhjen tënde në Google Maps.
Edhe nëse ndodh të alarmosh kontaktet gabimisht është sidoqoftë një opsion shumë i mirë. Nga ana tjetër nuk do të ndalojë sulmin e mundshëm nga kriminelët potencialë, por të paktën një shans do të jepet.

Ky opsion nuk ekziston në asnjë sistem operativ tjetër dhe është absolutisht ndihmës për këdo. Nga ana tjetër, aplikacioni fatkeqsisht është i disponueshëm vetëm për Pixel

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!