FOTO/ Ky është shqiptari që u ekzekutua në Athinë, armik i Ervis Martinajt

schedule09:07 - 10 Maj, 2024

schedule 09:07 - 10 Maj, 2024

Publikohet fotoja e Roan Brahimit, 32 vjeçarit shqiptar që u vra mbrëmjen e së enjtes në Greqi. Brahimi u qëllua nga dy persona të maskuar teksa ndodhej në makinë me bashkëshorten e tij, Katerina Beqo, e cila mbeti i plagosur. Roan Brahimi është një emër i njohur për policinë dhe njihet si armiku i Ervis Martinaj.

Roan Brahimi është i dyshuari kryesor i masakrës së Milotit, ku pas breshërisë me armë mbeti viktimë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Ibrahimi (Brahja), krahu i djathtë i Ervis Martinajt.

Roan Brahimi kishte konflikt me Ylli Ibrahimin, për shkak të një borxhi të pashlyer. Brahimi u shpall në kërkim edhe për ngjarjen e ndodhur në 2021, ku u futën në ambientet e një lokali në Zejmen të armatosur.

Në atë kohë në kërkim u shpallën edhe Ramazan Rraja, dhe Alesio Dobrozi. Ai po ashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej muajit gusht të vitit 2022 dhe ende nuk ka informacion mbi fatin e tij.

Bashkë me Brilant Martinaj humbën jetën dhe dy miqtë e tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata, të cilët u ekzekutuan egërsisht. Ngjarja kriminale ndodhi më 17 korrik në 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!