FOTO/ Ky është polici që i mori jetën kolegut në Tiranë

schedule23:52 - 23 Maj, 2022

schedule 23:52 - 23 Maj, 2022

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e sotme kryeqytetin shqiptar, por dhe dëmtoi sërish imazhin e Policisë së Shtetit, pasi një efektiv i komisariatit numër 3 qëlloi 7 herë me armë mbi kolegun duke i marrë jetën.

Ludian Zaimi ka qëlluar 7 herë mbi kolegun e tij Çaush Saliasi 55-vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.

Zaimi kishte vetëm 1 vit e gjysmë që ishte bërë pjesë e forcave të policisë, ndërkohë që viktima kishte mbi 20 vite që shërbente për uniformat blu.

Abc ka siguruar foton e autorit të ngjarjes, i cili ka humbur kontrollin pas një debati me kolegun e tyij, duke i marrë jetën këtij të fundit.

Për të hetuar këtë ngjarje menjëherë është ngritur një grup pune nga ana e Autoritetit të Mbikëqyrjes Policore.

Vetë autori në dëshminë e tij ka thënë se kolegu e ngacmonte me fjalë dhe nuk e ka duruar më, prandaj ka kryer krimin.

Njoftimi i policisë:

Me date 23.05.2022, rreth ores 20.30 min ne vendin e quajtur rruga “Llazi Miho” ne ambientet e jashtme te bar kafe Union ka mbetur i plagosur me arme zjarri ne kembe shtetasi Murteza Lika i moshes rreth 55 vjec !

Nga hetimet rezulton se autori i kesaj ngjarje eshte shtetasi Lutfi Gjyla punonjes policie prane Forcave te Nderhyrjes se Shpejtë Tiranë.

Nga shërbimet e Komisariatit të policisë nr 6  u be e mundur kapja e autorit dhe shoqerimi i tij ne komisariat bashk me armen e zjarrit! 

Nga kryerja e testit të alkoolit ka rezultuar i dehur në masën 1.045 mg/l.

Shtetasi Lutfi Gjyla, 48 vjeç,  ka rreth  25 vite punonjës policie.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!