Pasditen e sotme një 30-vjeçar u përplas për vdekje në Kukës. Viktima është Sadri Duraku. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”.
I riu po udhëtonte me një biçikletë kur u përplas për vdekje nga një automjet tip “Volkswagen” që drejtohej nga A. B. 47 vjeç.
Ky i fundit është shoqëruar në polici.
“Nje aksident sot i mori jeten ne lule te rinisë Sadri Durakut. Ngushellime familjes se tij per humbjen e të afërmit te tyre.
Zoti ne xhenet e paqe” shkruan një i afërm i tij në Facebook, teksa ka postuar edhe foton e të riut që humbi jetën nga aksidenti.
/ Abcnews.al