FOTO/ Ky është i riu që i shpëtoi atentatit në Lezhë, u hodh nga “ML” në lëvizje e sipër

schedule21:19 - 14 Maj, 2022

schedule 21:19 - 14 Maj, 2022

ABC ka siguruar foton e Blerim Preçit, i cili i shpëtoi një atentati me armë në dalje të Lezhës.

Autorët i janë afruar me një makinë tjetër dhe në momentin që kanë krijuar distancën e nevojshme kanë hapur zjarri me breshëri ndaj makinës së 28-vjeçarit nga Miloti.

Blerim Preçi sapo ka dëgjuar të shtënat ka devijuar rrugën në tentativë për tu shpëtuar plumbave dhe për pasojë makina është përplasur. Deri në këtë momente ai nuk është raportuar të jetë plagosur nga plumbat. Ndërkohë autorët janë larguar në drejtim të paditur.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur të plota rrethanat e këtij atentati./abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!