FOTO/ Ky është Firdeus Berberi, personi që plagosi Joan Muçllarin

schedule19:16 - 25 Prill, 2022

schedule 19:16 - 25 Prill, 2022

Konflikti i dy viteve më parë mesë familjes Berberi dhe asaj Muçllari, është bërë shkak i plagosjes me armë zjarri dhe me thikë të të riut Joan Muçllari ditën e hënë në Pogradec.

Joan Muçllari 22-vjeç është qëlluar me thikë në kokë dhe me pistoletë në këmbë nga dy të rinjtë Firdeus Berberi 21-vjeç dhe Greis Maxhari 23-vjeç.

Lexo edhe:EMRAT/ I “forti” i Pogradecit në burg, i biri merr pistoletën dhe tenton të vrasë “hasmin”

Abc ka siguruar foton e Firdeus Berberit, i cili është djali i Ilir Berberit.

Joan Muçllari i është nisur me urgjencë drejt Tiranës për shkak të plagëve të marra, ndërkohë që Berberi dhe Maxhari janë shpallur në kërkim nga policia.

Por ngjarja e ditës së sotme i ka fillesat dy vite më parë, kur babai i Firdeus Berberit, Ilir Berberi i njohur dhe si “Lili i Rrushkës” u akuzua se qëlloi me armë kallashnikov në drejtim të hotelit “Voloreka” në pronësi të babait të Joanit, Jetmir Muçllarit, në pikun e sezonit turistik, por që fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Lexo edhe:I biri sot kërkoi hakmarrje, kush është “Lili i Rrushkës”, i forti i Pogradecit që vendoste gjoba

Disa ditë më pas Ilir Berberi dhe disa persona të tjerë u arrestuan nga policia.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen e ditës së hënë gazetari Roland Beqiraj në një lidhje me edicionin e lajmeve në Abc bëri me dije se i plagosur me thikë kë mbetur edhe një nga autorët, Greis Maxhari. /Abcnews.al/

Lexo edhe:Detaje të reja nga atentati në Pogradec, i plagosur dhe një nga autorët

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!