FOTO/ Ky është efektivi që u plagos në Tiranë, autori qëlloi dhe më pas u largua me një makinë

schedule20:27 - 20 Shtator, 2023

schedule 20:27 - 20 Shtator, 2023

Ky është Edlir Alleshi, efektivi i forcave ‘Shqiponja’ që mbeti i plagosur mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytet. Gazetarja Xhensila Kodra raportoi se është qëlluar drejt një patrulle të Forcave “Shqiponja”, nga një person i cili po ndiqej pas informacioneve se ai po qarkullonte me armë zjarri.

Efektivi ka marrë dy plumba në bark dhe i është nënshtruar menjëherë operacionit. Sipas dëshmive që ka marrë policia në vendngjarje, mësohet se autori është i moshës 37 deri 42 vjeç, trup shumë i dobët, rreth 180 cm ndërsa mbante veshur me tuta sportive dhe bluzë gri, kapele të zezë në kokë.

Autori ka qenë në këmbë kur ka qëlluar dhe më pas është larguar me një makinë. Nuk dihet ende nëse autori është banor i zonës apo jo. Policia po verifikon nëse autori po largohet me automjet siç kanë deklaruar disa prej banorëve apo qëndron i fshehur në ndonjë nga rrugicat pranë vendit të ngjarjes./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!