Ky që shihni në këtë foto të siguruar nga ABC, është 58-vjeçari Koço Buzo autori i cili vrau gruan e tij në Elbasan.
Ai e ka ekzekutuar bashkëshorten me kallashnikov menjëherë sapo kishin dalë nga një seancë gjyqësore për procedurë të divorcit mes tyre.
Nga breshëria e armës, 58-vjeçari ka ekzekutuar bashkëshorten e tij Liljana Buzo 54-vjeç në derë të gjykatës, ndërsa ka lënë të plagosur edhe dy persona të tjerë, një kalimtar i rastit, Gëzim Toçila i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, si dhe Adriatik Kola.
Pak minuta pas krimit, policia ka mundur që të vërë në pranga autorin e krimit. /abcnews.al/