Mediat italiane kanë publikuar emrat e katër shettasve shqiptarë të arrestuar një ditë më parë në Bolonja si pjesë e një bande që grabiste banesa në zonë. Tre prej tyre janë me precedentrë penalë.
Policia italiane ka shkatërruar një bandë hajdutësh shqiptarë prej katër personash, të cilët akuzohen për vjedhjen e dhjetëra apartamenteve. Operacioni u bë të enjten, ndërsa tashmë mediat italiane kanë publikuar emrat e të arrestuarve.
Në pranga kanë përfunduar shtetasit Klodian Illi, 20 vjeç, Klevjan Musaku, 19 vjeç, Kreshnik K., 31 vjeç si dhe, 19 vjeç. Aksioni në fjalë u krye nga policia e Bolonjës.
Tre prej anëtarëve të grupit rezultojnë dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, pasi plagosën me thikë dy të mitur në Piazza Nettuno. Por 3 muaj para arrestimit për plagosjen, ata kishin grabitur shtatë apartamente dhe ka dyshime në lidhje me 17 të tjera.
Vjedhjet të gjitha ndodhën në mes të Nëntorit 2017 dhe Shkurtit 2018. Në shënjestër të tyre ishin apartamentet në katin përdhes dhe atë të parë. Ata hynin nga dritaret në banesa, merrnin çfarë mundnin dhe largoheshin. Vlera e çdo vjedhje të kryer prej tyre shkonte në mijëra euro, në një rast edhe 20 mijë euro./abcnews.al