FOTO/ Kush janë dy të arrestuarit për vrasjen e ish-policit të Burgjeve Gentian Bejtjas

schedule11:19 - 20 Mars, 2024

schedule 11:19 - 20 Mars, 2024

FUSHË KRUJË- Dy personat që shihni në foto janë arrestuar për vrasjen e ish-policit të Burgjeve Gentian Bejtjas në Fushë Krujë. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje janë Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu.

Ky i fundit dyshohet se u ka ardhur në ndihmë autorëve të largohen menjëherë pas ngjarjes duke ua vënë në dispozicion makinën e tij tip “Golf”.

(Edison Haxhiu, pronari i makinës “Golf” me të cilën janë larguar autorët)

(Ilir Beqaraj, i dyshuar si autori kryesor i krimit)

Ngjarja e rëndë kriminale u regjistrua paditen e 15 marsit në Larushk të Fushë Krujës.

(Makina tip “Golf”, me të cilën janë larguar autorët)

Gentian Bejtja u ekzekutua brenda rrethimit të banesës së tij dhe më pas autorët u larguan. Paraprakisht, sipas hetimeve, ka dyshime se krimi është kryer kundrejt pagesës./ abcnews.al