FOTO/ KQZ publikon modelin, si do jenë fletët e votimit për zgjedhjet e 11 majit

schedule11:01 - 20 Shkurt, 2025

schedule 11:01 - 20 Shkurt, 2025

TIRANË- Teksa ditët e zgjedhjeve po afrojnë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon me punën përgatitore.

KQZ ka publikuar modelin e fletëve të votimit, që qytetarët shqiptarë do kenë në dorë në qendrat e votimit më 11 maj 2025. Sakaq, në fletën e votimit janë emrat e partive , kryetari i partisë si dhe emrat e kandidatëve të listës së hapur.

Ky është një model paraprak, pasi fleta zyrtare do aprovohet pasi partitë politike do regjistrohen për të garuar në zgjedhjet e 11 majit dhe po ashtu pasi të jenë plotësuar listat e kandidatëve për deputetë.

Komisioni Qendror ka caktuar si datë fundore 25 shkurtin për regjistrimin e partive politike si subjekte zgjedhore. Po ashtu më 12 mars është afati i fundit për dërgimin e listave shumëemërore të deputetëve.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!