FOTO/ Kosova përgatitet për vëllazëroren, parkohet në “Niko Dovana”

schedule16:36 - 10 Nëntor, 2020

schedule 16:36 - 10 Nëntor, 2020

Përfaqësuesja e Kosovës ka mbërritur në Shqipëri për të zhvilluar përgatitjet e ndeshjes së nesërme vëllazërore ndaj Shqipërisë në “Elbasan Arena”, në orën 16:00.

 

Dardanët kanë zgjedhur Durrësin për tu përgatitur dhe sot kanë zhvilluar seancën e zakonshme stërvitore. Nga fotot e siguruara nga ABC shihet se Challandes e ka kompletuar listën e lojtarëve që janë lejuar nga klubet të vijnë.

 

Stadiumi “Niko Dovana”, fusha e të cilit është rikuperuar së fundmi ka pritur dardanët, që pa ndeshjes së nesërme luajnë edhe dy sfida jetike ndaj Moldavisë dhe Sllovenisë. I duhet me patjetër t’i kalojë me sukses për të shmangur rënien në Ligën D të Nations League. Dardanët ndodhen në vendin e tretë me vetëm 2 pikë pas 4 ndeshjesh. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!