PRISHTINË- Monumenti “NEWBORN” ia dedikon liberalizimit te vizave mesazhin simbolik te këtij viti.
Monumenti këtë vit vjen me sloganin “7 qiejt”. Shkronjat e “NEWBORN” janë lyer me ngjyrat e qiellit duke nënkuptuar lirinë e fituar pas shumë viteve gjatë të cilave kërkohej heqja e vizave.
Në vitin 2015, “NEWBORN” ishte i lyer me bojeqielli ndërsa shkronjat ishin te rrethuara nga tela me gjemba, dhe vinte si një mesazh ndaj BE për izolimin e qytetareve te Kosovës.
Këtë vit, secila shkronjë do të përfaqësojë një qytet specifik detaj që do të zbulohet të shtunë, ditën e përvjetorit të 16-të të shpalljes së pavarësisë./ abcnews.al