FOTO / Koronavirusi në SHBA, Angli dhe Itali u merr jetën tre shqiptarëve nga Lezha

schedule23:18 - 13 Prill, 2020

schedule 23:18 - 13 Prill, 2020

Tre shqiptarë nga Lezha kanë gjetur vdekjen në dhe të huaj për shkak të koronavirusit. Ledi Skuraj, Agron Vraja dhe Pavlin Nikolla janë tre jetët e humbura të qytetarëve nga Lezha në këto 24 orët e fundit.

Ledi Skuraj, baba i dy fëmijëve ishte vendosur prej vitesh në Angli. Ai punonte si oficer sigurie në një kompani private, ndërsa në fund të muajit mars u infektua nga Covid-19. Pas përpjekjeve të mjekëve dhe mjekimit intensiv në spital ai nuk mundi të jetojë.

I dyti ish-këshilltar i Bashkisë Lezhë, është Agron Vraja i cili dy muaj më parë u nis në Amerikë për të vizituar djalin e tij student atje. Por, në ato pak ditë qëndrimi është infektuar me koronavirus dhe nuk ka mundur të shpëtojë.

I treti është Pavlin Nikolla i vendosur prej vitesh në Italinë fqinje së bashku me familjen e tij. Ai jetonte dhe punonte në Milano, por nuk ka mundur të fitojë mbi koronavirusin, edhe pse ai asnjëherë nuk kishte shfaqur sëmundje të mëparshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!