ABC siguron fotot e Andrea dhe Martin Olldashit, dy vëllezërve të cilët u gjendën të vrarë ditën e sotme në Maliq. Dy vëllezërit nga Pogradeci ishin larguar nga shtëpia prej tre ditësh. Një ditë më parë nëna e tyre kishte bërë denoncim në polici për zhdukjen e djemve.
Ata ishin me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e vendosjes së gjobave ndaj biznesmenëve dhe janë akuzuar për disa vjedhje të ndodhura në qytet.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Po ndiqet itinerari i rrugës që i ka çuar ata nga Pogradeci në Maliq për të shkuar në zbardhjen e ngjarjes./mv.abcnews.al