Rep artistja, Melinda Ademi i ka bërë një dhuratë luksoze vetes. Përmes disa postimeve në Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka blerë një makinë të tipit Audi A8L 5.0 TDI të vitit 2022.
Sipas mediave, një makinë e njëjtë si e Melindës, kushton rreth 88 mijë euro, një shifër kjo goxha “e kripur”. Megjithatë, duket se këngëtarja nuk është frenuar për të kënaqur veten.
Kujtojmë që ajo është shumë aktive me koncerte dhe si pasojë ka arritur të fitojë shumë para. Sa i përket këngëve, Melinda ka publikuar “Milano” në bashkëpunim me reperin Finem, e cila u prit shumë mirë nga publiku./abcnews.al