Këngëtari i njohur, njëherazi dhe ish-deputet në Kuvendin e Kosovës, Labinot Tahiri ka bërë të ditur se ditën e sotme ka humbur jetën xhaxhai i tij.
Lajmin e trishtë, ai e ka dhënë përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar historinë e të ndjerit.
Labi ka shprehur ngushëllimet, duke shpresuar që Zoti ta shpërblejë me Parajsën
“Sot, ndërroi jetë, vëllai i babës (axha im) Eshref Tahiri! Axhë i dashur, u prehësh ne paqe! Shpirti yt i bardhë, ndriqoftë edhe në botën tjetër! Zoti të shpërbleftë me Parajsën, njeri i mirë
Eshref Raif Tahiri, nga Ferizaj, 63 vjeç, vdiq, sot, atje në spitalin e Bazelit-Zvicër! Axha, si shumë gurbetqarë emigroi i ri para vitit 1990! Atje punoi me mund e shpirt sa për ti ndihmuar familjet tona në Ferizaj!”, ka shkruar ai krahas fotos./abcnews.al