Këngëtares, Katy Perry i ka ndodhur një e papritur gjatë transmetimit live të programit “American Idol”. Ajo u rrëzua nga karrigia teksa kishte veshur një kostum të sirenës së famshme të filmave vizatimorë, Ariel.
37-vjeçarja kishte probleme me ecjen për shkak të kostumit të ngushtë, për këtë arsye ajo është ndihmuar nga kolegët e tjerë Lionel Richie, Luke Bryan dhe Ryan Seacrest.
Në një moment, moderatori filloi të prezantojë garuesin e parë, por u ndërpre në mes nga një zhurmë. Pak çaste më pas kamera tregoi Katyn të rrëzuar me bishtin e saj të sirenës të ngritur në ajër.
Pas kësaj, publiku shpërtheu me brohoritma mbështetëse për Katyn, e cila filloi të buzëqeshte teksa kolegët e ndihmonin të ngrihej./abcnews.al