FOTO/ Kategoria e Parë, Bylisi “ngec”, Erzeni fiton bindshëm, ja të gjitha rezultatet

schedule17:21 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 17:21 - 4 Dhjetor, 2021

Kategoria e Parë ka zhvilluar ditën e sotme 7 sfidat e javës 12-të saj.

Skuadra e Bylisit që është edhe kryesuesja e tabelës nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 kundër Tërbunit.

Erzeni i vendit të dytë ka arritur të fitojë me rezultatin e thellë 4-1  ndaj skuadrës së Lushnjës, edhe Apolonia mposhti me shifrat 3-2 Korabin.

Fitore ditën e sotme mori edhe Tomori përballë Besëlidhjes dhe Butrinti kundër Besës, ndërsa sfida tjetër ajo mes Maliqit dhe Pogradecit është mbyllur në barazim 1-1.

Ja të gjitha rezultatet e ditës së sotme:

/f.a/abcnews.al