FOTO/ Kamionët përplasen “kokë më kokë” në Lushnje

schedule17:24 - 17 Prill, 2021

schedule 17:24 - 17 Prill, 2021

Dy kamionë janë përplasur kokë më kokë pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugën Lushnje-Çermë.

Gazetarja e Abcnews.al Liarda Kondakçiu sjell foto nga vendngjarja. Nga raportimet e deritanishme mësohet se ka vetëm dëme material pa pasoja në njerëz.

Nuk bëhen të ditura shkaqet e përplasjes. Ndërkohë në lidhje me këtë aksident nuk ka njoftim nga policia./mv.abcnews.al