FOTO/ Ka vetëm disa muaj që është bërë nënë, Klea Huta befason me format seksi

schedule14:56 - 3 Shtator, 2020

schedule 14:56 - 3 Shtator, 2020

Moderatorja e ëmbël Klea Huta u bë nënë për herë të parë më 4 qershor të këtij viti. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin e veçantë Krid.

Edhe pse nga ai moment ka kaluar shumë pak kohë, Klea duket në formë shumë të mirë fizike. Ajo ka publikuar pak më parë disa foto në Instagram, ku shfaqet me një fustan të gjatë, ngjyrë bezhë dhe duket tepër seksi.

“Une duke pare nga e ardhmja vs 2020 qe me ndjek permas”, shkruan Huta krahas fotove, teksa komentet kanë qenë të shumta.

https://www.instagram.com/p/CErKpl5jU36/

Më herët, Klea ka rrëfyer se ardhja e Kridit vetëm sa e ka motivuar akoma më shumë drejt qëllimeve të saj.

“Nje nga pasigurite me te medha qe kam patur kur isha shtatzane ishte se sa do ndryshonte jeta ime, nese do kisha kohe te kujdesesha per veten ose te mendoja per projekte te reja. Cuditerisht pasi kam lindur jam motivuar me shume, per tu kujdesur per veten, per te menduar se cfare qellimesh kisha dhe si do i arrija dhe kam pasur me shume energji pozitive per te nxjerr me te miren e vetes time! Si ka qene eksperienca juaj pas lindjes?”, ka deklaruar moderatorja. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!