FOTO/ Jonida Maliqi uron të birin për ditëlindje me fjalët prekëse

schedule20:15 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 20:15 - 24 Dhjetor, 2020

Si sot 9 vite më parë, këngëtarja e njohur Jonida Maliqi u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Dan.

Ditën e sotme ai feston ditëlindjen dhe nuk kishte se si të mungonte një urim nga mami Jonida, e cila ka zgjedhur pikërisht rrjetin social Instagram.

Vihet re që këngëtarja, ka vendosur një foto të Danit në qendër të pemës së Krishtlindjeve dhe padyshim e ka shoqëruar me disa fjalë tepër prekëse.

“Ti je dhurata me cmuar qe me bekoi Zoti, nuk e ke idene se sa te dua dhe se pa ty ekzistenca ime do te ishte e kote. Qe kur u bere pjese e jetes sime ndjej me fort lumturine, friken, dashurine e dhimbjen. Jeta ime me kalon para syve si nje film me metrazh te shkurter per cdo vit te ditelindjes tende. Te dua drita e syve te mi!”, ka shkruar Maliqi. l.k/abcnews.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!