FOTO/ Jepet Nobeli në Ekonomi: 908 mijë dollarë për tre ekonomistët që punuan kundër varfërisë

schedule15:20 - 14 Tetor, 2019

schedule 15:20 - 14 Tetor, 2019

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ua dha Nobelin për Ekonominë tre ekspertëve Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer, për punën e tyre në zbutjen e varfërisë në botë.

Banerjee dhe Kremer janë shtetas të SHBA-së, ndërsa Duflo ka nënshtetësi të dyfishtë amerikane dhe franceze. “Hulumtimi i kryer nga këta ekonomistë ka përmirësuar ndjeshëm aftësinë tonë për të luftuar varfërinë botërore. Në vetëm dy dekada, qasja e tyre e re e bazuar në eksperimente ka transformuar ekonominë e zhvillimit”, thuhet në reagimin e Akademisë.

Treshja fituese e çmimit do të ndajë shpërblimin prej rreth 908 mijë dollarësh amerikanë. Javën e kaluar, në Stokholm u dhanë dhe çmimet Nobel për letërsi, mjekësi, fizikë, kimi dhe paqe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!