FOTO/ “Jam agjent i Europolit”: Si u kap me dokument të pazakontë policie 42 vjeçari në Tiranë

schedule11:13 - 27 Prill, 2020

schedule 11:13 - 27 Prill, 2020

Policia e Tiranës arrestoi një 42 vjeçar pasi përdorte dokument të falsifikuar policie të dyshuar si të falsifikuar.

Bashkë me të u shpall në kërkim edhe një tjetër person, i cili dyshohet gjithashtu se kishte falsifikuar dokumentet e policisë.

Ndërkohë, gazetarja Xhensila Kodra ka mësuar për abcnews.al se 42 vjeçari i quajtur Julian M. është ndaluar fillimisht gjatë një kontrolli rutinë në Tiranë nga policia, e cila i ka kërkuar autorizimin për lëvizjen në qytet.

Mirëpo, në këtë moment, ai ka nxjerrë një dokument policie duke u prezantuar si agjent i Europolit, ç’ka ka bërë që policët të dyshojnë pasi ato nuk njihen në territorin shqiptar.

Fill pas kësaj, policët kanë bërë verifikimet përkatesë duke e shoqëruara fillimisht Muçën dhe më pas kanë zbuluar se dokumenti në fjalë në fakt, jo vetëm që nuk njihej në Shqipëri, por dyshohet se ishte i falsifikuar.

Mënjeherë Muça është marrë në pyetje dhe ka treguar se dokumentin ia kishte ofruar një 53 vjeçar nga Tirana, i cili është proceduar në gjendje të lirë.

Pretendohet se dokumenti është prodhuar në Slloveni dhe policia ka dyshime të forta se është i falsifikuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!