Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FOTO/ Iu afrua dhe zbrazi armën mbi kushëririn, ky është autori i dyshuar i krimit, i dënuar për “Masakrën e Çoles”

schedule22:46 - 1 Nëntor, 2025

schedule 22:46 - 1 Nëntor, 2025

SELENICË– Personi që shihni në foto është Bertil Alliaj, i dyshuar si autori i vrasjes së kushëririt të tij Dalan Alliaj, në fshatin Gjorm të Selenicës. Policia ka nisur krehjen e zonës, me qëllim kapjen e e autorit të krimit, ndërsa mendohet të jetë fshehur në zonën malore të Gjormit.

Gazetari i ABC News, Elton Nika referuar burimeve policore, raporton se autori i krimit ka qëlluar me armë zjarri nga afër djalin e xhaxhait të tij.

Autori është një nga personat e përfshirë në Masakrën e Çoles në vitin 2015 ku mbeten të vrarë tre persona. Bertil Alliaj rezulton i dënuar në mungesë me 35 vjet burg. Viktima ka një biznes ne Levan të Fierit dhe ishte pa precedent penal.

Maskara e Çoles ndodhi në prill të vitit 2015, ku pas një sherri në kazino mbetën të vrarë Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Policia identifikoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Alliaj.

Në lidhje me krimin, me burgim të përjetshëm u dënua Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Alliaj u dënuan me nga 35 vjet burg në mungesë.

Masakra e Çoles që nisi pas një sherri mes disa të rinjve në një kazino dhe mbetën të vdekur 3 persona, ka nxitur një seri vrasjesh në qytetin e Vlorës përgjatë viteve, shumica prej të cilave ende pa autor./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!