Këngëtarja e njohur Ledina Çelo është shpërngulur prej disa vitesh në Gjermani, ku jeton me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.
Pavarësisht larg skenës, ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, pasi ndan herë pas here momente nga jeta e saj, shtëpia moderne apo pushimet në vende të ndryshme të botës.
Së fundmi, Ledina është bërë nostalgjike dhe ka kujtuar vitin 1997, kur ishte shumë më e re në moshë dhe kishte flokë të palyer.
Ndërkohë vihet re se këngëtarja vazhdon të ruajë ende pamjen e saj seksi dhe vajzërore, ndonëse vitet ikin. l.k/abcnews.al
View this post on Instagram