FOTO/ I vrarë me plumb në kokë, ky është vendi ku u gjet i mbuluar me gurë trupi i bizesmenit Ruzhdi Hoxha

schedule13:07 - 6 Nëntor, 2021

schedule 13:07 - 6 Nëntor, 2021

Në foton e mësipërme shihet humnera ku u gjet i vrarë biznesmeni Rruzhdi Hoxha i cili prej dy javësh ishte shpallur në kërkim.

ABC raportoi ekskluzivisht se në “Qafë Mollë” të Dajtit fillimisht është gjetur xhupi i viktimës me njolla të mëdha gjaku. Disa metra më poshtë në një humnerë është gjetur edhe trupi i viktimës Rruzhdi Hoxhës. Polica thotë se autori i dyshuar është shoku i tij Fredi Rrushi i cili ishte edhe personi i fusnit që e takoi viktimën.

Biznesmeni Ruzhdi Hoxha ishte zhdukur që prej 13 ditësh dhe familjarët kishin bërë denoncim në polici pasi nuk munden të vendosnin kontakte me të afërmin e tyre.

Pas verifikimeve, policia zbuloi se për herë të fundit me të kishte kontaktuar me shokun e tij Ferdinand Rrushi. Ky fundit është i dyshuar si autor i ngjarjes, por deri më tani ndaj tij nuk është ngritur ndonjë akuzë.

Në dëshminë e tij në polici, Rrushi tha kishin qenë për çështje pune me Hoxhën në Fushë Mezës duke mos dhënë më detaje në lidhje me këtë çështje.

Reagimi i policisë:

Në lidhje me zbardhjen e rrëmbimit të 43-vjeçarit Ruzhdi Hoxha dhe gjetjen e tij, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Si rezultat i kërkimeve dhe punës hetimore 10 ditore të bërë nga grupi hetimor në Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Tiranë u bë e mundur grumbulllimi i provave për autorësinë e kësaj ngjarje dhe mesditën e djeshme si rezultat i kërkimeve, shërbimet e policisë bënë të mundur që në zonën e Dajtit të gjenin një xhup ku pas verifikimeve rezultoi se i përkiste shtetasit Ruzhdi Hoxha.

Nisur nga gjithë provat e grumbulluara, paraditen e sotme, Strukturat Hetimore të DVP Tiranë, Komisariati i Policisë Nr.4, Forcat Shqiponja, Fnsh dhe Instituti i qenëve të Policisë nën koordinimin e Deparatamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua një operacion kërkimi masiv në të gjithë zonën e Dajtit.

Si rezulat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës u bë e mundur që në Qafë-Mollë , mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbuluar me zhavor e gurë trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha. Trupi i pajetë do transportohet në morgun e spitalit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

Ndërkohë, po si rezultat i punës hetimore të kryer nga Strukturat Hetimore të DVP Tiranë, është bërë e mundur zbardhja e autorësisë së kësaj ngjarje, ku dyshohet se shtetasi Fredi Rrushi , i arrestuar më datë 26 tetor 2021 nga DVP Tiranë , si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, është autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarje dhe të kryerjes se procedurave ligjore për ndalimin e autorit të kësaj ngjarje.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!