Florian Marku korri një fitore të suksseshme me K.O ndaj britanikut Chris Jenkins në datën 2 prill.
Pas kësaj fitoreje tepër të rëndësishme, i cili Marku mbrojti titullin e kampionit, erdhi një deklaratë nga ana e tij se do të bënte maksimumin që ndeshja e tij e radhës të ishte në Tiranë.
Thuhet se dëshira e Markut për të patur kundërshtar është, Amir Khan.
Khan është një boksier profesionist e një nga më të mirët për peshat e tij, ku mbanë mbi dorezat e tij të boksit, 40 ndeshje në total, ku 34 nga këto janë fitore.
Por Marku nuk e ka me ngut, pasi pas ndeshjes me britanikun, ka fluturuar për në Dubai bashkë me partneren dhe djalin e tij të vogël. Kampioni ynë i boksit është duke shijuar pushimet me familjen, ku duket në fotot e tija të postuara në rrjetin social Instagram.
Florianin mund ta shohim të veshur si sheik, një stil komplet tjetër nga se jemi mësuar ne ta shohim, duke konsumuar edhe shisha./ h.ll/abcnews.al