FOTO/ I shtrirë në mes të lokalit, dalin pamjet pak minuta pas atentatit ndaj Edmond Papës në Tiranë, vdiq në spital

schedule12:11 - 17 Dhjetor, 2022

schedule 12:11 - 17 Dhjetor, 2022

ABC ka siguruar pamjet brenda lokalit të viktimës Edmond Papa i cili u vra mbrëmë në një lokal në zonën e Selitës në Tiranë.

Papa shihet i shtrirë në hyrje të lokalit, ndërsa në këtë moment ai ka qenë i plagosur rëndë.

Megjithëse Papa u dërgua me urgjencë në spital, ai nuk mundi të mbijetojë nga plagët e marra.

Burime të besuara pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autori ka qenë i mirë informuar për lëvizjet e 49 vjeçarit.

Kamerat e sigurisë të zonës dhe jashtë lokalit ku ndodhi vrasja kanë fiksuar momentet kur autori ka qëndruar për disa minuta në këmbë pranë pallatit ku banonte vëllai i 49 vjeçarit.

Pak minuta pasi ai ulet në lokal, autori futet i vetëm dhe e qëllon me 9 plumba pistolete të llojit Glock.

Prej andej largohet sërish i vetëm në këmbë nëpër rrugicat e zonës.


Edmond Papa kishte ardhur mesditën e të premtes bashkë me nënën e tij nga Saranda në Tiranë për të vizituar këtë të shtunë tek mjeku nënën e sëmurë.

/abcnews.al/