FOTO/ I shpëtoi atentatit, kush është 41-vjeçari i plagosur Zamir Kalemi?

schedule08:46 - 13 Janar, 2024

schedule 08:46 - 13 Janar, 2024

TIRANË- Personi që shihni në foto është Zamir  Kalemi nga Memaliaj, i cili i shpëtoi mbrëmë një atentati te rrethi i Selitës. Ai ishte duke qarkulluar me një makinë tip smart, ndërsa ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Si pasojë e të shtënave, 41-vjeçari ka marrë plagë në këmbë dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri është vëllai i Andrea Kalemit, i cili u lëndua me thikë në burgun e Koridhalos më 14 dhjetor 2023, teksa edhe më parë kishin tentuar ta ekzekutonin kur ndodhej me pushime në një ishull  të Greqisë.

Po ashtu, 41-vjeçari është kushëriri i Aleksandër Sadikajt. Ky i fundit u vra me një atentat me eksploziv afër rreth rrotullimit të TEG. Pak kohë pasi u qëllua ndaj Zamir Kalemit është gjetur një makinë e djegur në Bërzhitë, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Policia pas ngjarjes ngriti disa pika kontrolli, por deri tani nuk ka asnjë informacion për peronat e përfshirë në këtë rast kriminal./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!