Ky është Safet Qarri, ish- zjarrfikësi i cili u lëndua mëngjesin e sotëm në banesën e tij, pasi i shpërtheu bombola teksa ishte duke gatuar.
74-vjeçari kishte marrë një shtëpi me qera në Librazhd dhe aty kishte një biznes po me qera që shërbente për shitjen e farërave bujqësore dhe fidanë frutorë.
I lënduari është nisur për në spitalin e djegies plastike në Tiranë, pasi ka djegie në trup.
LEXO EDHE: Shpërthen bombola e gazit në Librazhd, plagoset 63 vjeçari
Qarri për shumë vite ka shërbyer në repartin e zjarrfikëses Librazhd dhe Policinë e Shtetit, ndërsa prej disa vitesh ishte pa punë dhe i ishte përkushtuar biznesit privat.