FOTO/ I arrestuar më herët për vrasjen e Festim Lemjas, kush është 43-vjeçari, pjesë e “Kodrës” së drogës

schedule16:26 - 16 Nëntor, 2024

schedule 16:26 - 16 Nëntor, 2024

ABC News ka arritur të sigurojë foton e një tjetër të arrestuari nga operacioni antidrogë i kryer nga Forcat Operacionale, ku u zbuluan dy laboratorë droge në zonën Kodra e Diellit në Tiranë dhe në fshatin Qerekë të Niklës.

Baki Huqi, 43 vjeç, rezulton të jetë arrestuar më herët në vitin 2013 për vrasjen e Festim Lemjas, bashkë me dy persona të tjerë. Huqi, rezulton i dënuar edhe para vitin 2013.

Kujtojmë që mes 10 të arrestuarve, ishin 3 të huaj nga Amerika Latine, kolumbian dhe nga Venezuela.

Grupet e trafikantëve e sillnin kokainën të përzier në materiale të ndryshme, siç janë 48 ton lëkurë gjedhi në të cilën SPAK thotë se fshihet kokainë e importuar nga Amerika Latine, për dy muaj në shtator dhe nëntor 2024. Në këtë pikë hyjnë në lojë të huajt nga Venezuela dhe kolumbianët, ekspertë për të nxjerrë përzierjen e kokainës nga materialet e ngurta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!