FOTO/ “Heroi i heshtur mes nesh”, kuqezinjtë nderojnë Arjan Salën

schedule17:34 - 28 Mars, 2021

schedule 17:34 - 28 Mars, 2021

Lojtarët e kombëtares shqiptare kanë bërë një gjest shumë të bukur përpara fillimit të ndeshjes kundër Anglisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Katar 2022.

Kuqezinjtë kanë dalë në nxehje të veshur me fanella të Arjan Salës, heroit që shpëtoi disa jetë njerëzish në zjarrin që ra në magazinën e një qendre tregtare.

32-vjeçari humbi jetën mes flakëve, teksa në fanellat e lojtarëve të kombëtares kuqezi shkruhet: Heroi i heshtur mes nesh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!