Biblioteka Kombëtare e Australisë ka zbuluar një nga kutitë më të vjetra me çokollata “Cadbury” që daton më shumë se një shekull më parë dhe është ruajtur në formë shumë të mirë. Kutia është gjetur në koleksionin personal të poetit të famshëm australian Andrew Barton ‘Banjo’ Paterson, i cili shkroi ‘Waltzing Matilda’ dhe ‘Njeriu nga lumi me dëborë’.
Sipas historianëve, kutia metalike me çokollata ka qenë suvenir që i është dhënë ushtarëve për ngushëllim nga Mbretëresha Victoria gjatë Luftës pas humbjes së mijëra trupave në betejën e Boerëve. Ndërsa gati 120 vjet më vonë çokollatat ishin thuajse të paprekura dhe shiriti i tyre kishte akoma paketimin e vjetër të bërë me kashtë dhe fletën e argjendit të mbështjellë rreth.
Besohet se Banjo Paterson e kishte blerë çokollatën nga ushtarët gjatë periudhës së tij si korrespodent lufte në Afrikën e Jugut dhe e dërgoi atë përsëri në Australi gjatë periudhës së qëndrimit të tij aty. l.k/abcnews.al