Modelja e njohur Gigi Hadid është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe në shtator pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo dhe i dashuri i saj, këngëtari Zayn Malik, para pak muajsh u zhvendosën së bashku në një apartment në New York. Derisa kanë mbetur edhe pak ditë që nga lindja, 25-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit një set fotografik të realizuar së fundmi.
“Duke u rritur një engjull”, ka shkruar në njërën prej imazheve teksa në tjetrën ka shtuar: “Duke e festuar këtë kohë, e vlerësoj gjithë dashurinë & urimet e mira. Nuk do të harroj kurrë realizimin e këtyrë imazheve me miqtë e mi”.
https://www.instagram.com/p/CEWoTaynvz2/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/CEWod3eHzbN/
https://www.instagram.com/p/CEWorgXniHr/
Kujtojmë që lajmin për shtatzëninë, Gigi e konfirmoi në prill për ditëlindjen e 25-të dhe siç duket do të bëhet nënë e një djali./abcnews.al