Partnerja seksi e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka vendosur të shesë një fanellë të Juventusit me firmën e Cristiano Ronaldos dhe paratë nga shitja, do të shkojnë për mjekët dhe spitalet në Spanjë, në luftën kundër COVID-19.
Bukuroshja ndiqet nga më shumë se 18 milion fansa në Instagram dhe pikërisht në faqen e saj zyrtare, ka njoftuar për këtë gjest të madh. Ofertat për fanellën e CR7 pritet të jenë të shumta dhe me shifra të majme, që do të jenë një ndihmë për spitalet spanjolle.
Gjithashtu, edhe gjatë orëve të fundit, Georgina ka qenë aktive në Instagram, ku ka këshilluar fansat të merren me aktivitete sportive, me foto dhe story të shumta ku shihen format e saj shumë seksi./abcnews.al