Ky është furgoni i ndaluar ditën e sotme në Portin e Durrësit ku policia sekuestroi një sasi paund që kishin pikënisjen e tyre nga shteti anglez.
Policia ka bërë të mundur ndalimin e shoferit dhe marrjen e tij në pyetje në lidhje me këtë ngjarje.
Sasia e parave u zbulua gjatë një kontrolli rutinë ndërsa dyshohej se ishte future mes mallrave që transportonte furgoni nga Anglia drejt vendit tonë.
Mësohet se shoqëria e transportit të cilës i përket furgoni i ndaluar, është e regjistruar në Angli në emër të Guxim Hysni Sefollit, 28-vjeç./mv.abcnews.al